Transmetuar më 26-08-2015, 11:32

Lushnje, 26 gusht 2015, NOA.al-Familja e Niko Trimit në Lushnje, është përballur me një tjetër problem mbrëmjen e shkuar.

Banesa e tij  është përfshirë nga flakët. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe ato të policisë, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Policia informon se nga flakët janë djegur të gjitha orenditë e shtëpisë, por fatmirësisht anëtarët e familjes Trimi janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia po punon për shkaqet e zjarrit, ndërsa vetë Niko Trimi është shprehur se zjarri ka qenë i qëllimshëm dhe mund të lidhet me historinë e tij me bashkëshorten. /e.gj/noa.al Niko Trimit nga Lushnja i kthehet gruaja në shtëpi

E rrahu dhe tradhëtoi, Prokuroria për gruan e Niko Trimit: Të mos dalë jashtë shtetit

E tradhtoi, rrahu dhe iku nga shtëpia, kapet gruaja e Niko Trimit

Rrëfimi i Niko Trimit nga Lushnja: Gruaja më rreh e më tradhton. E fal prej fëmijëve

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd