Transmetuar më 26-08-2015, 10:58

Shkodër, 26 gusht 2015, NOA.al-Policia e Shkodrës ka bërë të mundur arrestimin e shtetasit Arben Lumçi, 44 vjeç, banues në Shkodër.
Arrestimi i tij u bë pasi pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me grushta dhe ka kanosur me armë gjahu shtetasin , Gj.N., 33 vjeç, banues në Shkodër.
Pas kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Arben Lumçi, ju gjet dhe ju sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një armë gjahu Teke Ruse 12 mm, me leje.
Materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale Plagosje e lehtë me dashje dhe Kanosjes. /e.gj/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





