
Krujë, 26 gusht 2015, NOA.al-Arrestohen në flagrancë dy shtetas në Krujë. Policia e këtij qyteti informon se ka vënë në pranga shtetasin Aurel Musteqja 32 vjeç,banues në Krujë, dhe shtetasin Ali Musteqja 38 vjeç,banues në Krujë, sepse këta dy shtetas kanë goditur me grusht në fytyrë punonjësin e policisë së Rendit në Fushë-Krujë gjatë ushtrimit të detyrës.
32 vjeçari Aurel Musteqja nuk ka pranuar të lëvizë mjetin tip benz me targë AA 794 AB, të cilin e kishte parkuar gabim.
Pasi kanë kundërshtuar punonjësit e policisë, dy shtetasit janë konfliktuar fizikisht me të duke e goditur me grusht.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale, ”Goditjet për shkak të detyrës” . /e.gj/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





