



Itali, 26 gusht 2015, NOA.al- Policia e Ialisë dhe ajo e Shqipërisë ka ndërmarr një operacion kundër trafikut ndërkombëtarë të drogës.
Operacioni është shtrirë mes dy shteteve. Pas këtij hetimi janë prangosur të paktën 14 persona.
Të arrestuarit ishin pjesë e një organizate ndërkombëtare që merrej me trafikun e marijuanës nga Shqipëria drejt Italisë
Gjatë këtij operacioni policia italiane ka sekuestruar gjithashtu mbi 350 kg drogë.
Detaje të reja zbulohen nga operacioni i policisë italiane që çoi në shkatërrimin e bandës së trafikut ndërkombëtar të narkotikëve. Sipas hetimeve, rezulton se droga shpërndahej me avion të vegjël nga Shqipëria në Itali. Madje sipas burimeve nga policia, avionët niseshin nga Vlora në drejtim të rivierë së Adriatikut.
Operacioni ka qenë i përbashkët mes shtetit shqiptar dhe atij italian dhe në kuadër të tij janë arrestuar 4 persona në Shqipëri në Vlorë.
Rrjeti është zbuluar me anë të metodave speciale të hetimit. Ndërkohë policia shqiptare pritet të japë detaje për identifikimin e të arrestuarve.
Çipa: Policia identifikoi trafikantët, mes tyre edhe një polic
Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardian Çipa ka dalë sot para mediave ku ka dhënë detaje të reja për operacionin e përbashkët të policisë italiane dhe asaj shqiptare që shkatërroi bandën e trafikut ndërkombëtar të drogës.
Çipa tha se hetimi është zhvilluar për një muaj dhe policia shqiptare ka arritur të identifikojë dhe mbajë nën vëzhgim personat e dyshuar për trafikun e drogës nga Vlora drejt Italisë, duke shkëmbyer informacion me palën italiane.
“Policia e Shtetit në bashkëpunim me Policinë italiane dhe Prokurorinë për Krime të Rënda ka finalizuar në orët e para të mëngjesit të sotëm, operacionin ndërkombëtar kundër trafikimit të lëndëve narkotike të koduar “Fluturimi i lirë”, duke vënë në pranga 14 persona.
Procedimi penal nr. 203, është regjistruar në mesin e muajit Korrik 2015, duke shkëmbyer vazhdimisht informacion dhe koordinuar veprimet mes Policisë shqiptare dhe asaj italiane. Autoritetet u vunë në dijeni për aktivizimin e një linje që do të trafikonte drogë, nga vendi ynë drejt Italisë”, tha Nëndrejtori Cipa.
Gjatë këtij hetimi pro-aktiv, duke aplikuar metoda speciale, për më shumë se 1 muaj, janë identifikuar dhe mbajtur nën kontroll personat e dyshuar si të implikuar
në këtë veprimtari kriminale dhe u shkëmbye informacion me autoritetet italiane.
Linja e trafikut, ishte planifikuar të kryhej përmes përdorimit të një avioni të vogël.
Policia shqiptare identifikoi menjëherë personat e përfshirë në rrjet dhe i mbajti ata nën vëzhgim. Në koordinim me homologët italianë, nëpërmjet shërbimit Interforce, u godit i gjithë grupi, pas dokumentimit të linjës së trafikimit.
Në këtë kuadër, mëngjesin e datës 24 gusht 2015, avioni i vogël i drejtuar nga shtetasi Vilson Lamaj është nisur nga Italia me destinacion vendin tonë, duke u ulur në orën 07:02 minuta, në një zonë pa shumë lëvizje në afërsi të fshatit Xhelilaj, pranë Sevasterit në Vlorë, ku edhe ka ngarkuar një sasi prej 120 kg marijuanë.
Në momentin e uljes së avionit në Brindisi, policia italiane ka arrestuar shtetasin shqiptar Vilson Lamaj dhe bllokoi lëndën narkotike.
Theksojmë se lëvizjet e avionit, përgatitja, itinerari dhe ngarkimi i lëndës narkotike në momentin e uljes, ishin pjesë e procedimit penal dhe bashkëpunimit ndërmjet Policisë Shqiptare dhe Italiane, duke përdorur edhe metodat speciale të hetimit, për të kontrolluar të gjitha lëvizjet dhe për të dokumentuar përgjegjësinë penale të të gjithë autorëve.
Sapo mjeti fluturues ka zbritur në tokën italiane, është kryer bllokimi i tij. Ndërkohë që policia shqiptare ka ndaluar në orët e natës 6 persona, të përfshirë në këtë trafik ndërkombëtar droge, mes tyre edhe 1 punonjës policie.
Personat e ndaluar në Shqipëri janë:
– Neko Bruhamaj, 45 vjeç, lindur e banues Ramicë, Vlorë
– Fatos Bruhamaj, 30 vjeç, lindur në Ramicë e banues në Vlorë
– Fadil Shahaj, 53 vjeç, lindur në Vllahinë e banues në Vlorë
– Igli Shahaj, 22 vjeç, lindur në Vllahinë e banues në Vlore
– Sokol Lamaj (Burhamaj), 34 vjeç, lindur e banues në Babice e Madhe Vlorë,
si edhe efektivi i Policisë së Vlorës Vladimir Zanaj, Shef i Sektorit të Burimeve Njerëzore.
Në Itali janë arrestuar 8 persona, rezidentë në shtetin fqinj:
– Elizer Ahmetaj, 27 vjeç
– Xhesian Ahmetaj, 21 vjeç
– Arshi Ahmetaj, 29 vjeç
– Artjon Lamaj, 29 vjeç
– Kleo Lamaj, 30 vjeç
– Bukurosh Këshilli, 25 vjeç
– Virjon Imeraj, 32 vjeç
si edhe Vilson Lamaj, pilot i avionit.
“Në vijim të këtij hetimi, vazhdon bashkëpunimi me Policinë italiane për thellimin e hetimit për të gjithë personat e implikuar në këtë veprimtari kriminale. Falënderojmë për bashkëpunimin misionin Interforce dhe strukturat homologe në Itali”, tha Çipa.
Përfaqësuesi italian: Është mbyllur faza e parë e operacionit
Ndërkohë përfaqësuesi i autoriteteve italiane falënderoi homologët shqiptarë duke theksuar se kjo ishte faza e parë e operacionit dhe se bashkëpunimi do të vijojë. “Falënderoj autoritete e policisë shqiptare. Sapo është mbyllur faza e parë e operacionit. Falënderoj Drejtorin Ardian Çipa. Besoj se në sajë të këtij bashkëpunimi intensiv u përmbyll faza e parë e këtij operacioni që çoi në arrestimin dhe asgjësimin e drogës. Autoritetet italiane, në veçanti prokurori i Bolonjës falënderon autoritetet shqiptare dhe do të vijë personalisht për të falënderuar dhe për të vijuar këtë bashkëpunim për fazën përfundimtare. Falënderoj autoritetet e drejtësisë.
Prokuroria informon mbi operacionin antidrogë
Hetimi ka filluar nga Drejtoria Rajonale Antimafia Bolonja mbi bazë të hetimit të shpërndarësve në zonën e Riminit.
Nga muaji Mars 2015 e në vijim janë bërë disa arrestime të shpërndarësve në zonë nga ku ka rezultuar se droga e sekuestruar i përkiste të njëjtës sasi malli.
Provat çuan në dyshimin e ekzistencës së një grupi kriminal i cili bënte funrizimin me lëndë narkotike dhe organizonte shpërdarjen në Rimini.
Hetime për pjesëtarët e dy grupeve kriminale familjare: Ahmetaj dhe Lamaj të përfshirë në trafik kokaine dhe marijuane.
Familja Lamaj ka në dispozicin në avion të vogël, prodhim ukrainas, Model “Aeropakt A22S” dhe mendohet se do të trasportoj nga Shqipëria një sasi prej 120-140 kg marijuanë.
Lamajt janë pronarë të parcelave të kultivuara me hashash dhe po planifikojnë të njëjtën gjë për në Rumani. Kanë një sipërfaqe toke në komunën e Veruchio në Rimini ku kanë kultivuar dhe aty bimë narkotike.
U rregjistrua procedimi penal nr. 203, viti 2015 në Prokurorinë për Krimet e Rënda për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike në bashkëpunim” parashikuar nga neni 283/a/2 i K.Penal
Datë 24.08.2015, avioni “Aeropakt A22S” është nisur nga Aero Club në Ostuni (Puglia) në orën 05:40 dhe është ulur në afërsi të fshatit Xhelilajt Vlorë, në orën 07:02. Është nisur në orën 07:12 dhe është ndaluar në Itali në vendin e nisjes Ostuni.
-D.B. (shtetas shqiptar), korrier arrestuar më 51 kg marijuanë me 27.03.2015 në Gatteo (FC)
-Më 04.04.2015 sekuestruar 4 kg marijuanë fshehur me mjetin në emër të Elizer Ahmetaj
-Më 11.04.2015 u arrestua një italin me 500 gramë marijuanë të marrë më parë tek Elizer Ahmetaj
-Më 13.04.2015 u sekuestruan 9 kg marijuanë dhe një jelek antiplumb në afërsi të një banese në përdorim nga Elizer dhe Arshi Ahmetaj
-Më 29.04.2015 u arrestua një italian me 15.2 kg kokainë të marrë më parë të Elizer dhe Xhesjan Ahmetaj
-26.03.2015 është trasportuar një sasi malli me BMW X5 me targa shqiptare AA xxx për llogari të Sokol Lamaj (arrestuar më parë për posedim të 500 kg marijuanë, malli i njëjtë me sasinë prej 9 kg kapur me 13.04.2015)/e.gj/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





