Transmetuar më 25-08-2015, 22:30

Tiranë, 25 gusht 2015, NOA.al- Aksioni për pastrimin e Tiranës po vazhdon natë e ditë. Kjo bëhet e ditur edhe nga vetë kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i cili po e ndjek nga afër këtë aksion.
Kreu i bashkisë vazhdon tu bëjë thirrje gjithë qytetarëve që të bashkohen me nismën për të mbajtur pastër Tiranën.
“Na jepni një dorë të mbajmë pastër Tiranën”, shkruan Veliaj në Instagram, duke kërkuar mbështetje nga të gjithë.
Më 4 shtator pritet një aksion i përgjithshëm për pastrimin e kryeqytetit. /e.gj/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





