Transmetuar më 25-08-2015, 20:40

Serbi, 25 gusht 2015, NOA.al- Për nënshkrimin e katër marrëveshjeve mes Kosovës dhe Serbisë, raportojnë edhe mediat serbe duke cituar kryeministrin serb, Aleksandër Vuçiç.

Ai ka thënë se ka nënshkruar marrëveshjen për komunat serbe, energjinë, telekomunikacionin dhe urën mbi Lumin Ibër.

“Sonte u arrit marrëveshja për formimin e Asociacionit të Komunave Serbe. Asociacioni do të ketë kompetenca të gjera. Ata do ta ketë president, zëvendëspreisdent, mbledhje të përgjithshme, flamur..Ata do të mund të financohen nga Serbia dhe është shkruar qartë se Serbia ka të drejtë ta bëjë këtë”, shkruan ai.

Ai ka thënë se ekipi serb ka bërë një punë të shkëlqyer dhe se të gjitha marrëveshjet do të zbatohen. /e.gj/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd