
Kosovë, 25 gusht 2015, NOA.al- Anëtari i delegacionit të Serbisë Dragan Vladisavljevic ka thënë se është arritur marrëveshja për telekomunikacionin. Sipas tij, Austria do të aplikojë për kodin telefonik të Kosovës ndërsa Serbia do të ketë kompaninë e saj që do të operojë në Kosovë.
Mediat serbe theksojnë se edhe pse është arritur marrëveshja ajo nuk do të nënshkruhet pa u arritur marrëveshja edhe për pikat tjera. Në rend të ditës së bisedimeve janë edhe formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, energjetika dhe liria e lëvizjes mbi urën e Ibrit. Për këtë ka shkruar në Twitter edhe Ambasadorja e Kosovës në Washington Vlora Çitaku duke thënë se duket që është arritur marrëveshja e shumëpritur. /e.gj/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





