Transmetuar më 25-08-2015, 15:41

Maqedoni, 25 gusht 2015, NOA.al-Numri i refugjatëve që kërkojnë të hyjnë në Maqedoni për të kaluar në evropën sa vjen dhe rritet.

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Mbrojtjen e Refugjatëve ka paralajmëruar një valë të re të refugjatëve ku 3000 persona të tjerë do të vërshojnë drejtë Maqedonisë. Melissa Fleming, komisionere e lartë në OKB, ka thënë se 3000 persona të tjerë do të vërshojnë drejt Maqedonisë si pasojë e luftës dhe dhunës në Siri dhe Irak.

Në një konferencë për media në Gjenevë, ajo ka siguruar se Bashkimi Evropianë do të angazhohet që shpërndarja e azilkërkuesve të bëhet në mënyrë të barabartë, raporton Reuters.

“Unë me të vërtetë besoj se në qoftë se janë marrë masat e duhura, Evropa mundë ta përballojë këtë”, ka shtuar Fleming. Ajo ka shtuar se është nevojë urgjente për një përgjigje nga Bashkimi Evropian. Sipas shifrave zyrtare të UNHCR, numri i refugjatëve sirianë arrin shifrën mbi 4 milionë.

Më shumë se 1 milion gjenden në Liban, gjysmë milioni në Jordani, 250 mijë në Irak, përafërsisht 2 milionë në Turqi dhe më shumë se 100 mijë në Egjipt. /e.gj/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd