Transmetuar më 25-08-2015, 15:21

Këngëtarja nga Maqedonia Tuna ka vendosur që sezonin e ri artistik ta nisë me luk të ri.

Këngëtarja në Instagram ka postuar fotot e saj ku tregon  se tashmë nuk është me flokë biond apo gështenje, siç e kemi parë kohët e fundit, por me ngjyrë blu.

Tuna ka postuar foto teksa po kryente procesin e lyerjes së flokëve dhe më pas ngjyrën kur gjithçka ka mbaruar. Tashmë ajo është një vajzë flokë blu, por në fakt duhet thënë se bionde i shkonin më shumë. /e.gj/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd