Transmetuar më 25-08-2015, 15:01

Tiranë, NOA.al- Qarkullimi i masave ajrore nga veriu i Afrikës do të bëjë që në vendin tonë të dominojë moti i qëndrueshëm. Për pasojë kthjellimet do të jenë prezente në të gjithë territorin e vendit deri në mesditë ku në zonat veriore do të shfaqen kalime vranësirash.

Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me mot të kthjellët dhe temperatura të larta në të gjithë Ultësirën Perëndimore duke lënë me vranësira zonat malore më të dukshme këto në veri dhe verilindje duke rrezikuar shira lokale. Parashikohet që ky stabilitet i atmosferës të na shoqërojë edhe gjatë natës.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten me 2 gradë celcius gjatë orëve të mëngjesit po ashtu edhe mesdita do të sjellë rritje të tyre, më e ndjeshme në zonat qendrore të vendit.

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtësi 30 km/h nga drejtimi  veriperëndimor, ndërsa në det do të gjenerohet dallgëzim 3 ballë.

Europa

Pothuasje i gjithë kontineti i Europës do të jetë nën dominimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta, ku më të larta temperaturat do të shënohen në gadishullin e Ballkanit si pasojë e qarkullimit të masave ajrore nga veriu i Afrikës.

Përjashtim bëjnë ishujt Britanike ku vranësirat dhe shirat do të jenë dominuese gjatë gjithë ditës, herë pas here rrebeshe. Gjithashtu me vranësira dhe shira do të mbeten vendet Nordike dhe rajoni i balltikut por në këto rajone të Europës shirat do të jenë të përkohshëm./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd