











Kur u zgjua në hotelin e tij në Pekin, një ditë pas fitores së garës së hedhjes së gjyles, sportisti Pawel Fajdek nuk e gjeti medaljen e artë që sapo kishte fituar.
I shqetësuar sportisti polak lajmëroi policinë kineze, e cila me një hetim të shkurtër zbardhi të gjithë ngjarjen se si ishte zhdukur medalja.
Pas fitores, Fajdek kishte kaluar një natë argëtimi ku dhe ishte dehur ndërsa më pas ishte kthyer në hotel me taksi.
Por nën efektin e alkoolit e kishte paguar shoferin me medaljen e sapo fituar. Në zgjim i tronditur, taksisti nuk po kujtohej për asgjë ndaj kërkoi ndihmën e policisë, duke bërë të mundur gjetjen dhe kthimin e medaljes./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





