Transmetuar më 25-08-2015, 12:23

Tiranë, 25 gusht 2015, NOA.al- Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për shfrytëzim prostitucioni dhe bashkëpunim në organizatë kriminale, është vënë në prangat e policisë së Tiranës.

Gjatë ditës së djeshme u bë arrestimi i të shpallurit në kërkim ndërkombëtar Zamak Cani, 42 vjeç.

Ai ishte shpallur në kërkim nga Interpol Tirana pasi më nëntor të vitit 2010 me vendim të Gjykatës së Apelit Catanzaro në Itali, është dënuar me 5 vite e 10 muaj burg për veprat penale “Bashkëpunim në organizatë kriminale”, “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Emigracion klandestin”.

Nga Drejtoria për Narkotiket dhe Trafiqet në Drejtorinë e Policisë së Shtetit, është dërguar shkresa më 21 gusht, ku është kërkuar arrestimi i tij./a.y/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd