


Ajo është fokusuar në filmat e saj ku po bën pjesë, “Paper Towns” dhe “Suicide Squad”, por Cara Delevingne gjithsesi e gjen kohën për t’u marrë me modelim.
23 vjeçarja është fotografuar pa rroba, vetëm me një xhaketë të zezë sipër, për të reklamuar buzëkuqin e firmës Yves Saint Laurent Beauté’s Rouge Pur Couture.
Me një krehje flokësh të thjeshtë dhe me një tualet të theksuar, ajo duket mjaft sensuale, ndërsa për shkak të pozicionit mbulon pjesët intime.
Pak kohë më parë ajo deklaroi se do të shkëputet nga modelimi, por me sa duket nuk heq dot dorë nga projektet e saj./a.y/noa.al Vetëm 23 vjeçe, Cara Delevigne i thotë lamtumirë karrierës si modele |FOTO
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





