


Tepelenë, 25 gusht 2015, NOA.al- Pas operacionit anti-kanabis në Dukagjin, një tjetër aksion i koduar “Kreshta” ka nisur sot në Kurvelesh të Tepelenës.
Ky operacion vjen pas operacioneve të vazhdueshme në territtorin e Tepelenës, ndërsa mësohet se ka nisur në orën 07.00 të mëngjesit, ku janë përfshirë 100 forca policie dhe 10 automjete.
Gjatë këtij aksioni janë angazhuar Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, Policia e Tepelenës dhe Drejtoria e Policisë së Gjirokastrës.
Siç raporton Noa.al, deri më tani janë asgjësuar me anë të djegies 5 580 bimë narkotike të kultivuara në dhjetë parcela të pa shkëputura me njëra tjetrën./a.y/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





