Transmetuar më 25-08-2015, 10:53

Tiranë, 25 gusht 2015, NOA.al- Kryeministri Edi Rama reagon lidhur me kishën ortodokse në Dhërmi.

Duke publikuar në profilin e tij në Twitter dy fotografi të kishës se si ka qenë dhe si është aktualisht, ai shkruan, “Kisha e vjetër e Dhërmiut që do rilindë në emër të trashëgimise kombëtare dhe “garazhi” pa leje që e quajnë kishë!!!”

Banorë të Dhërmiut, kisha ortodokse Autoqefale e Shqipërisë dhe politika prej ditësh diskutojnë lidhur me kishën e Shën Thanasit.

Gjithçka nisi pak ditë më parë kur INUV ndërhyri për të prishur një ndërtim i cilësuar pa leje të kryer në kishën e Dhërmiut, duke sjellë përplasje me banorët dhe reagime nga Kisha Ortodokse./a.y/noa.al Thoma Dhima: Kanë nisur INUK nga Tirana për prishjen e kishës në Dhërmi

Kisha në Dhërmi, MPJ greke: Presim që Shqipëria të reagojë

Kisha e Shën Thanasit, MPJ: Qëndrimi i Greqisë, ndërhyrje në rendin e brendshëm civil Kisha Ortodokse: Dhunohet kisha e Shën Athanasit në Dhërmi, rrezikohet prifti

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd