Transmetuar më 25-08-2015, 10:06

Si ia del Madonna me gatimin? Po me punët e shtëpisë? Dhe si jeton në pritje të një turneu apo në dalje të një disku? Nëse janë këto disa nga pyetjet që keni për të, më në fund kurioziteti juaj mund të shuhet.

Shtëpia e produksionit në Californi (SHBA), “Bunim/Murray”, po negocion për të bindur popstarin amerikan, që të bëhet protagoniste e një reality show për jetën e saj.

Një show që pritet të jetë si ai i “Keeping Up with the Kardashians”, programi televiziv që prej tetë vitesh ndjek jetën e përditshme të familjes së madhe Kardashian/Jenner.

“The Sun” shkruan se tratativat kanë nisur dhe të gjitha sinjalet janë për një marrëveshje pozitive./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd