Transmetuar më 25-08-2015, 09:48

Shkodër, 25 gusht 2015, NOA.al- Një i ri ka humbur jetën në një aksident të ndodhur në aksin rrugor Shkodër- Koplik.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, një makinë ka dalë nga rruga, duke bërë që të humbë jetën drejtuesi i saj, 27 vjeçari E.A., me banim në Shkodër.

Nga të dhënat paraprake siç raporton Noa.al, mësohet se 27 vjeçari duke drejtuar mjetin tip Benz me targa AA499AG, ka dalë nga rruga duke u përplasur me rrethimin e varrezave të lagjes Dobraç.

Uniformat blu kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, pasi të dhënat janë ende të pakta./a.y/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd