
Berat, 25 gusht 2015, NOA.al- Një i ri është shpallur në kërkim nga policia e Beratit, pasi i është gjetur drogë në banesë.
24 vjeçarit A.S., nga Kuçova gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasia prej 5 kilogramë e 541 gramë, lëndë narkotike e llojit kanabis sativa.
Mësohet se kontrolli u ushtrua ditën e djeshme pas informacioneve të marra në rrugë operative se i riu kishte lëndë narkotike në banesë.
Në ngarkim të tij materialet i kaluan Prokurorisë së Beratit për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”./a.y/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





