











Dhjetorin e kaluar gjatë kohës që bënin përgatitijet për dasmën, të cilën e kishin planifikuar deri në detajet më të vogla, një lajm tronditës prishi lumturinë e një çifti kanadez, në Toronto.
Solomon Chau, 27 vjeç i fejuar prej tetë vitesh me Jenn Carter, zbuloi se ishte prekur nga kanceri në mëlçi.
Pas ndërhyrjes së parë mjekët e siguruan se do shërohej. Por gjatë një kontrolli në muajin mars, i riu zbuloi se masa tumorale ishte përhapur dhe se i kishin mbetur vetëm pak muaj jetë.
Kështu dy të rinjtë u munduan të përshpejtonin sa më shumë të ishte e mundur përgatitjet për dasmën dhe hapën një faqe në GoFoundMe, për të mbeldhur donacione në mënyrë që të organizonin një dasmë përrallore.
Ata mblodhën plot 52 mijë dollarë dhe në 11 prill, vetëm një muaj pas diagnozës së rëndë, u bënë burrë dhe grua.
“Unë dhe ti duhet të jetonim bashkë së paku 60 vitet e ardhshme të jetës sonë, por i jam mirënjohëse Zotit që na dha tetë vite të mrekullueshme”, shkroi dhëndri në Facebook pas martesës.
Por vetëm 128 ditë pas dasmës më 17 gusht, Chau ndërroi jetë prej kancerit. Videoja e martesës së çiftit u shprënda me mijëra herë në rrjetet sociale, për shkak të historisë prekëse të dy të rinjve./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





