Transmetuar më 25-08-2015, 07:34

Nuk ka një shtëpi, por shumë trena ku jeton. Një studente gjermane 23 vjeçare, Leonie Müller, vendosi që të mos paguajë më qeranë dhe të jetojë pa detyrime mujore, duke u zhvendosur nga njëri tren te tjetri.

Gjithçka nisi pas mosmarrëveshjeve me të zotin e shtëpisë, kur vajza vendosi që të mos jetojë më të apartament, por nuk donte të jetonte as diku tjetër.

Me një çmim prej 380 euro në muaj rreth 80 euro më pak nga sa paguante në apartamentin e fundit, ajo bleu një abone me të cilën mund të lëvizte në të gjithë trenat e vendit dhe pikërisht në trena studion, fle, lahet dhe jeton.

Ndonjëherë zbret, shkon mysafire tek miqtë, por stili i jetës që ka zgjedhur e bën të ndihet shumë entuziazte.

“Lexoj, shkruaj, shikoj jashtë dhe takoj shumë njerëz të sjellshëm. Ka shumë gjëra që mund të bësh në një tren. Është si të jesh gjithmonë me pushime”, thotë e reja.

Qëllimi i saj nuk është vetëm që të kursejë qeranë, por edhe që të frymëzojë njerëzit e tjerë. Aventurat e saj ajo i tregon në një blog, në Facebook dhe në një profil në Instagram./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd