
Kore, 24 gusht 2015, NOA.al- Koreja e Jugut dhe ajo e Veriut kanë arritur marrëveshjen për të ulur tensionet me njëra-tjetrën. Lajmi është bëri i ditur nga agjencia e lajmeve të Koresë së Jugut, Yonhap.
Takimi i niveleve të larta mes dy shteteve u zhvilluan në sekret të plotë, ndërsa ushtria ishte në gatishmëri maksimale nga të dyja anët. Asnjë media nuk u lejua të hyjë në zonën e demilitarizuar në kufi të vendeve për të marrë vesh të rejat më të fundit.
Tensionet që çuan në bisedime nisën në fillim të muajit kur dy ushtarë të trupave të Koresë së Jugut u lënduan në kufi nga predhat e vendosura aty për të cilat u akuzua Koreja e Veriut e që nuk e ka pranuar një akuzë të tillë.
Kjo solli edhe nisjen e transmetimeve tre orëshe nëpërmjet blloqeve të altoparlantëve në kufi të cilat transmetojnë gjatë ditës buletine lajmesh, parashikimin e motit dhe muzikë vendase. /e.gj/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





