
Tragjedi për një çift të ri në Librazhd, pasi u përballën me vdekjen e papritur të vajzës së tyre vetëm tre vjeçe.
Vdekja ishte e dhimbshme. Vajza e tyre K.A., vetëm tre vjeçe, ishte duke luajtur brenda shtëpisë.
Në një moment, vogëlushes i ikën gjuha. Prindërit alarmohen, por nuk arritën ta ndihmojnë.
Situata e të voglës u rëndua nga çasti në çast dhe ajo pësoi ndalim zemre. Nga ky moment, asgjë nuk mund të bëhej më për ta shpëtuar fëmijën.
Prindërit, më kot e morën vogëlushen e tyre dhe e dërguan në spitalin e Librazhdit, pas një rruge jo fort të shkurtër nga fshati Gizavesh. Në spital u konfirmua vetëm vdekja e vajzës trevjeçare. /a.b/noa.al/
Foto arkiv
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





