Transmetuar më 24-08-2015, 19:32

Këngëtarja Adelina Tahiri ka qenë në qendër të kronikave rozë këto ditë, për shkak të detajeve që ka rrëfyer nga ajo që i ka mbetur peng nga lidhja e saj e dikurshme me Lorik Canën.

Por ndërkohë që shtypi rozë gulon dhe nuk resht së shkruari për këngëtaren, kjo e fundit vijon qetësisht pushimet e saj duke shijuar edhe ditët e fundit në ngrohta të këtij viti.

Ajo ka postuar disa foto në llogarinë e saj në Instagram e veshur me bikini. Teksa shikon fotot kupton edhe njëherë se vajza bukuroshe ka linja perfekt, të cilat nuk lënë asnjë vend për komente të shumta. /e.gj/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd