


Tiranë, 24 gusht 2015, NOA.al- Në kuadër të operacionin të koduar “Vila”, është bërë i mundur ndalimi i tre shtetasve të cilët akuzohen se kanë kryer të paktën 9 vjedhje në Tiranë.
Policia informon se është ndalur shtetasi Ardian Suti, 31 vjeç, lindur në Dibër dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë në Itali për "Vjedhje me armë", shtetasi Armend Krosi, 45 vjeç, lindur në Dibër dhe banues në Krujë si dhe shtetasi Durim Rama, 27 vjeç, lindur në Dibër dhe banues në Tiranë.
Arrestimi i tyre është bërë pasi këto shtetas në bashkpunim me njeri-tjetrin për një periudhë kohore 2 muaj kanë kryer një seri vjedhjesh tek komplekset e rezidencave të banimit në zonën e Farkës.
Këta shtetas akuzohen për vejdhjen e ndodhur me date 13.07.2015 tek kompleksi i rezidencave Long Hill kanë vjedhur banesën e një shtetasi të huaj me iniciale C.D.
Vjedhjen e ndodhur me date 22.07.2015 tek kompleksi i rezidencave Long Hill banesën e një shtetaseje të huaj H.K TH.
Vjedhjen e ndodhur me date 22.07.2015 tek kompleksi i rezidencave Long Hill e një shtetasi të huaj A.B
Vjedhjen e ndodhur me date 19.08.2015 tek kompleksi i rezidencave Long Hill
Vjedhjen e ndodhur me date 21.08.2015 tek kompleksi i rezidencave ACACIA HILL e shtetasit B.M
Vjedhjen e banesës me date 18.03.2015 ndodhur tek Kopeshti Zoologjik e shtetasit E.T .
Vjedhjen e banesës me date 27.03.2015 ndodhur tek Kopeshti Zoologjik e shtetasi K.T
Vjedhjen e banesës me date 20.04.2015 ndodhur tek Kopeshti Zoologjik e shtetasi G.G.
Vjedhjen e banesës me date 29.04.2015 ndodhur tek Kopeshti Zoologjik e shtetasi M.RR.
Policia infiormon se në cilësinë e provës materiale janë gjendur dhe sekuastruar, 2 laptopë të markes HP, 3 laptopë të markes APPLE, 3 i.pode, 1-telefon i.phone 6S, 1-detektor per kerkim metalesh, 10-ora te markave te ndryshme, bizhuteri floriri si (unaza, varse, veth ), paisje shtëpiake si gjeneratorë, kompresore, navigatore, amlikfikator kuti me vegla pune, targa automjetesh.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





