
Tiranë, 24 gusht 2015, NOA.al- Në Tiranë ndodhet për një vizitë pune drejtor i Berlin-Hohenschönhausen Memorial, z. Hubertus Knabe.
Knabe, është historian dhe aktivist për të drejtat e njeriut dhe është i njohur për botimin e disa veprave mbi diktaturën në shtetet ish-komuniste të Evropës Lindore, veçanërisht në Gjermaninë Lindore.
Ai ndodhet këtu pasi Ministria e Kulturës e Shqipërisë dhe Berlin-Hohenschönhausen Memorial do të nisin bashkëpunimin mes dy institucioneve për ekspertizë dhe vlerësime në fushën e muzealizimit të muzeut “Gjethi” dhe në përgatitjen e projekteve të tjerë për muzetë e kujtesës në Spaç dhe Shkodër, të njohur si vende të dëshmisë dhe kujtesës.
Me këtë bashkëpunim Muzeu, ndërtesa e të cilit po i nënshtrohet restaurimit të plotë, hyn në fazën e dytë, atë të muzealizimit. /noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





