Transmetuar më 24-08-2015, 16:37

Ekzistojnë apo jo alienët.  Nëse për një pjesë të botës kjo është një gjë e pakuptimtë, për britanikët është e kundërta.

Nga studimet dhe sondazhet më të fundit të kryera nga SurveyMonkey ka rezultuar se më shumë se gjysma e britanikëve besojnë se alienët ekzistojnë, dhe gati 2 milionë prej tyre besojnë të kenë parë një të tillë.

Sipas këtij studimi, raporton Dailystar, rreth 53% e anglezëve besojnë në ekzistencën e krijesave të tjera inteligjente në një planet tjetër, ndërsa rreth 29% prej tyre janë deklaruar të pasigurt për ekzistencën e tyre.

Vetëm 18% e publikut mendojnë se njerëzit janë e vetmja specie inteligjente në univers, ndërsa shumë njerëz besojnë se alienët kanë vizituar tokën disa herë, por qeveria po përpiqet të fshehë fakte të tilla.

Në mes të viteve ’60 dhe ’70 shumë qytetarë kanë raportuar se ata kanë parë UFO në qiellin sipër vendbanimit të tyre. /e.gj/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd