Transmetuar më 24-08-2015, 16:28

Ishin çifti më simpatik i edicionit të tetë të Big Brother Albania, por Alba dhe Diedoni nuk janë më bashkë.

Ka qenë vetë Alba e cila nëpërmjet një postimi në Facebook ka pranuar sot se nga dita e djeshme ata nuk janë më të lidhur dhe se raporti mes tyre ka marrë fund.

Alba thotë se shkaqet e ndarjes duan t’i mbajnë private.

Gjatë verës çifti dukej shumë i lumtur, kanë bërë edhe pushimet bashkë, por duket se diçka nuk ka funksionuar ditët e fundit duke sjellë edhe marrjen e vendimit final të ndarjes.

Alba thotë se kërkon mirëkuptimin e të gjithëve për ta kaluar sa më qetë këtë ndarje. /e.gj/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd