
Tiranë, 24 gusht 2015, NOA.al- Urdhri i Mjekëve të Shqipërisë dënon dhunën e ushtruar ndaj mjekut Andon Ndoj në ambientet e urgjencës së Spitalit Rajonal të Durrësit.
Urdhri i Mjekëve të Shqipërisë e cilëson mjaft të rëndë ngjarjen e ndodhur dy ditë më parë dhe kërkon dënimin e ashpër të autorëve. Njëkohësisht garanton mbështetjen dhe solidaritetin me bluzat e bardha që punojnë me devotshmëri në profesionin e tyre.
“Detyra e mjekut është një dhe vetëm një: Të respektojë etikën dhe t’i shërbejë me devotshmëri pacientit, pa asnjë kusht! Urdhri i Mjekëve të Shqipërisë është në pritje të përfundimit të hetimit të organeve kompetente, por theksojmë se jemi kundër çdo forme dhune dhe abuzimi që cënon marrëdhënien mjek-pacient”, thuhet në qëndrimin e UMSH, ku shprehet mbështetja ndaj bluzave të bardha që punojnë me përkushtim ndaj pacientëve.
Gjithashtu u bëhet thirrje qytetarëve që të respektojnë figurën e personelit në detyrë.
Ditën e shtunë mjeku kirurg Ndoj u dhunua nga dy persona në urgjencën e spitalit të Durrësit. Motivi i konfliktit lidhet me faktin që mjeku i ka kërkuar Adriatik Hoxhës që të blejë një katater, pasi ky i fundit kishte të shtruar babanë e tij në urgjencë./a.y/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Durrës, dhunohet mjeku, i kërkoi pacientit të blinte vetë ilaçet
Ministria e Shëndetësisë dënon dhunën ndaj mjekut të urgjencës në Spitalin e Durrësit
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





