
Tiranë, 24 gusht 2015, NOA.al- Ish-Kryeministri Sali Berisha thotë se kreu i qeverisë Edi Rama është vrasësi i shpresës së qindra mijëra qytetarëve.
Në një bashkëbisedim me gazetarët ditën e sotme ai thotë se shqiptarët po largohen se e shohin se ky vend nuk mund të bëhet dhe se nuk kanë shpresë.
Në vijim ai u shpreh se duke parë situatën, rrezikon të kthehet prapë sistemi i vizave për vendin tonë.
Sipas tij në Shqipëri nuk ka shpresë që të luftohet korrupsioni, ndërsa e akuzoi Kryeministrin si të lidhur me bandat e krimit.
Gjithashtu Berisha akuzoi qeverinë se po dërgon në konferencën e Vjenës projekte pa fizibilitet.
“Nuk është rajonale hekurudha Tiranë- Vlorë atë e bën Shqipëria, rajonale është porti i Vlorës. Dhe aty mund të ndërtohet porti i ngarkesave më të mëdha kontenierëve të anijeve të mëdha që i shërben Serbisë, Kosovës, Maqedonisë Hungarisë e më tej”, u shpreh Berisha.
Ai tha se hekurudha Milot- Prizren është projekti më i rëndësishëm rajonal dhe se nuk mund të shkojë qeveria e Tiranës dhe e Kosovës me një projekt më të rëndësishëm sesa hekurudha dhe duhet ti kërkojë Maqedonisë e Serbisë si përfiteuse të mëdha.
Sipas tij nuk mund tu kthehet shpina projekteve kaq të mëdha për inate personale./a.y/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





