Transmetuar më 24-08-2015, 12:11

Në Gjermani qytetarët po “djegin” kartat e tyre të identitetit gjithnjë e më shpesh brenda furrave të mikrovalës.

Nuk është ndonjë lloj mode e çuditshme, por një lloj rebelimi për mbikëqyrjen masive pas të dhënave të publikuara nga Edward Snowden dhe nga një video shumë e klikuar në YouTube, ku shpjegohet se si duhen “gatuar” chip-at RFID të futura brenda kartave të identitetit në Gjermani.

Është pikërisht ky elementi që lejon qeverinë dhe agjencitë që të kontrollojnë lëvizjet e qytetarëve, pa u kuptuar nga këta të fundit. Një trend ky tejet masiv, i cili shkatërron chip-in me mikrovalë.

Mirëpo në Gjermani dëmtimi i dokumenteve cilësohet si krim shumë i rëndë, ndaj kush neutralizon chip-in, rrezikon shumë./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd