Transmetuar më 24-08-2015, 11:48

Tiranë, 24 gusht 2015, NOA.al- Prezantohen emërimet e reja në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë.
Kryepolici i Tiranës, Ervin Hodaj bëri sot prezantimet zyrtare, ku Besmir Qibini do të mbajë postin e zv.drejtorit të Rendit Publik.
Si shef i komisariatit të Policisë Rrugore u bë prezantimi i Ervin Dervishit, ndërsa Edmond Meshini do të jetë shefi i komisariatit të Kavajës.
Ndërkohë Arbëresh Vokshi u prezantua si specialist i antiterrorit./a.y/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





