Transmetuar më 24-08-2015, 11:22

Tiranë, 24 gusht 2015, NOA.al- Një burrë në Tiranë akuzohet se ka tentuar të mbysë gruan e tij dhe ka dhunuar djalin e tyre të mitur.

Efektivët e policisë së kryeqytetit vunë në pranga 51 vjeçarin Arben Demçolli, pasi gruaja e tij S.Z., 51 vjeçe ka bërë kallëzim në polici për dhunë.

Ajo ka kërkuar ndihmën e uniformave blu të shtunën duke thënë se i shoqi ka tentuar ta mbysi atë me rripin e pantallonave, dhe ka rrahur djalin e tyre të mitur.

Sipas gruas, dhuna ndaj tyre ishte e vazhdueshme por se të shtunën situata ka degraduar dhe gruaja ka shpëtuar vetëm për pak, në sajë të ndërhyrjes së djalit, i cili është vënë gjithashtu në shënjestrën e kryefamiljarit dhunues.

Mësohet se burri ishte i alkoolizuar dhe vazhdimisht rrinte gruan, por ajo nuk e kishte deoncuar më herët. Por në momentin kur kryefamiljari ngriti dorë mbi djalin 5 vjeçare, gruaja bëri denoncimin në polici.

Nga ana e uniformave blu po punohet për zbardhjen e arsyeve të dhunës dhe tentativës për të mbytur gruan./k.b/a.y/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd