Transmetuar më 24-08-2015, 11:09

Pippa Middleton po shijon në maksimum disa pushime familjare në Karaibe. Në shoqërinë e të vëllait James, nënës Caroline dhe në miku të tyre, 31 vjeçarja duket mjaft në formë me bikini.

Ajo është fotografuar teksa lodronte mbi një platformë në ujë, ku hera herës hidhej në det e shtyrë nga i vëllai.

Motra e vogël e dukeshës së Camrbidge, Cate Middleton, mbante veshur bikini të kuqe të ndara, ku binte në sy trupi i saj i tonifikuar.

Ajo me familjen po qëndrojnë në resortin Eden Rock, në pronësinë e familjes së të dashurit të saj James Matthews në ishullin e St Barts./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd