
Pogradec, 24 gusht 2015, NOA.al- Një person është plagosur me thikë në Pogradec pas një sherri.
Mbrëmjen e kaluar 51 vjeçari Albert Sokoli në lagjen nr.1 të Pogradecit, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka goditur me thikë, në pjesën e barkut, 25 vjeçarin M.B., banues në Pogradec.
I dëmtuari u dërgua në spitalin e qytetit për marrjen e ndihmës së nevojshme, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në ngarkim të Sokolit vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të konfliktit si i akuzuar për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”./a.y/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





