Transmetuar më 24-08-2015, 08:39

Lezhë, 24 gusht 2015, NOA.al- Aksidentohen tre persona në autostradë në Fushë Milot.

Pak para mesnatës së kaluar Dioland (Orlando) Hima 32 vjeç me banim në Gurrës të Kurbinit, duke drejtuar mjetin Dajmler Crrysler me targa AA995IO është përplasur me mjetin trajler me targa AA690JP, me drejtues shtetasin F.P.

Si pasojë e përplasjes janë plagosur Orlando Hima dhe dy pasagjerët që udhëtonit me të E. L., 22 vjeç, banues në Rreshen dhe M.D., 28 vjeç, banues në Krujë të cilët ndodhen në spitalin e Traumës, Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.

Si shkaktar për aksidentin efektivët e policisë vunë në pranga 32 vjeçarin Hima, të akuzuar për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”./a.y/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd