Transmetuar më 24-08-2015, 07:50





Së paku 14 anëtarë të së njëjtës bandë janë vrarë në një burg në veri të El Salvador, bëjnë të ditur autoritetet lokale të cituara nga BBC.
Viktimat që të gjitha i përkisnin klanit të bandës “Barrio”. Ata u zbuluan në dy vende të ndryshme gjatë një kontrolli rutinë në burgun e Quezaltepeque.
Dyshohet se vrasjet janë kryer pas një sherri në burg për konflikte klanesh. Autoritetet e burgut dhe policia kanë hapur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes si dhe për identifikimin e autorëve të vrasjeve./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





