Transmetuar më 24-08-2015, 07:26

Një kamion i ngarkuar me granit u përplas me një tren pasagjerësh në shtetin indian të Andhra Pradesh.

Përplasja ndodhi mbrëmjen e djeshme duke shkaktuar vdekjen e gjashtë personave dhe plagosjen e 20 të tjerëve. Për pasojë së paku katër vagona dolën nga shinat.

Nga rindërtimi paraprak i aksidentit, bëhet e ditur se shoferi nuk e kishte parë semaforin e kuq dhe tentoi të kalonte mbi binarë, kur u përplas fatlisht./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd