Transmetuar më 23-08-2015, 22:33

Një vend përtej romanticitetit rezultoi fatal për një çift turistësh. Dy meshkuj humbën jetën pasi rrëshqitën nga muri i kështjellës së Vauban Fort, në veri të Francës, gjatë kohës që bënin seks me njëri tjetrin.
Sipas mediave vendase ata u gjetën të pajetë të zhveshur ditën e djeshme, ndërsa sendet e tyre personale u gjetën në pjesën e sipërme të kalasë.
Nga hetimet paraprake dyshohet se diçka ka shkuar keq gjatë aktit seksual dhe ata janë rrëzuar fatalisht. Nga ana e uniformave blu po punohet për të identifikuar dy persona për të kontaktuar familjarët./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





