
Kavajë, 23 gusht 2015, NOA.al- Një person është gjetur i pajetë në Spille të Kavajës. Gjatë mbrëmjes së sotme në zonën e plazhit të Spillesë është gjetur nga një kalimtar i rastit, një person i pajetë i pa identifikuar.
Viktima i seksit mashkull rreth moshës 35 vjeçare, është gjetur i veshur me rroba plazhi, me zinxhir floriri në qafë, me flokët kaçurrela dhe të rëna përsipër, me një gjatësi rreth 170 cm.
Burime zyrtare nga policia thanë për Noa.al, se nga këqyrja e kufomës ka rezultuar se nuk ka pasur shenja dhune apo prerje.
Ndërkohë në afërsi të trupit të tij janë gjetur edhe rrobat e trupit, pantallona treçerekshe, një palë atlete ngjyrë gri me një vijë fosforeshente si edhe një cilindër metalik me mbetje fostoksine brenda, si dhe një shishe ujë.
Nga dyshimet paraprake të uniformave blu mendohet se i ndjeri i ka dhënë fund jetës duke pirë lëndën helmuese.
Gjithsesi të dhënat e kësaj ngjarje janë ende të pakta dhe policia po heton për zbardhjen e saj./a.y/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





