Transmetuar më 23-08-2015, 21:58

Aktorja me origjine izraelite, Natalie Portman, e vlerësuar me çmimin Oscar në vitin 2011, paralajmëron vendin e saj për rrezikun e kthimit të holokaustit në një lloj hegjemonie në programet shkollore, duke u fokusuar vetëm te dramat dhe tragjeditë e asaj periudhe.

Gjatë një interviste për “Indipedent”, 34 vjeçarja flet hapur për eksperiencën e saj si vogëlushe izraelite, e lindur në Jeruzalem dhe e transferuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në moshën 3 vjeçare, ku frekuentonte shkolla hebraike dhe u edukua me kulturën dhe kujtimet e holokaustit ku humbën jetën 11 milionë njerëz.

“E konsideroj si një çështje të rëndësishme për komunitetin hebraik të interesohet për holokaustin dhe të futet në programet shkollore. Është padyshim një temë e rëndësishme për t’u kujtuar dhe respektuar, por nuk duhen lënë në hije çështjet e tjera”, thotë Portman.

Aktorja shton se arriti në këtë konkluzion pasi vizitoi një muze dedikuar gjenocidit në Ruandë, kur ajo ishte studente, por që për të nuk kishte mësuar asgjë në bankat e shkollës.

“Mbeta e shokuar kur mësova se kjo tragjedi ka ndodhur gjatë kohës që unë frekuentoja shkollën e mesme. Kemi mësuar gjithçka për holokaustin, vetëm për këtë dhe asgjë për atë që ka ndodhur në Ruandë. Mendoj se duhet folur për të gjitha gjërat në programin shkollor dhe këtë e them nga formimi im personal”, shprehet aktorja.

Ajo shton se duhet kujtuar se urrejtja ekzison në çdo kohë, por nuk duhet kthyer në një instrument paranojak./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd