Transmetuar më 23-08-2015, 19:22

Flokët e mbledhura në gërsheta të gjatë ngjyrë jeshile dhe me një kurorë me margarita të verdha.

Ajo u prezantua në stadiumin kombëtar të Pekinit. Bëhet fjalë për atleten nga Xhamajka, Shelly-Ann Fraser-Pryce, e cila ishte kombinuar me ngjyrat e flamurit të saj.

Pamja e saj u komentua gjatë dhe duket se i solli fat. 28 vjeçarja Shelly-Ann fitoi në baterinë e saj garën e 100 metrave me një kohë prej 10.88 sekondash./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd