Transmetuar më 23-08-2015, 19:10








Panda gjigante Mei Xiang, 17 vjeçe ka sjellë në jetë dy këlyshë binjakë. Këlyshët lindën në një distancë prej pesë orësh njëri nga tjetri.
Në pamjet e para të tyre, të cilat i gjeni bashkëngjitur ata shihen të kuq dhe pa qime.
Mei Xiang, qëndron në kopshtin zoologjik Smithsonian, Washington (SHBA), dhe ju bë mbjellje artificiale dy herë, me një farë të ngrirë nga një panda gjigante që jeton në Kinë dhe më pas me një të ngjashëm në Washington, (SHBA).
Lindja është një event i rrallë për këtë gjallesë dhe u ndoq nga shumë spektatorë të pranishëm./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





