Transmetuar më 23-08-2015, 18:43

Falë Facebook dhe ndihmës së shumë përdoruesve të rrjeteve sociale, një 17 vjeçare amerikane me emrin Katie Doak, nga Phoenix të Arizona, e cila ishte adoptuar kur ishte vetëm 18 muajshe, arriti të gjejë brenda pak orësh, motrën e saj Kelsey e cila po e kërkonte prej pesë vitesh.

Kur vendosi të kërkonte në Facebook, i mjaftoi fare pak për të arritur objektivin. Katie postoi një mesazh dhe një fotografi të sajën, ku shkruante gjeneralitetin.

Ky imazh u shpërnda mijëra herë si dhe televizioni “12 News” realizoi një shërbim të posaçëm për këtë rast.

Në apelin e saj Katie kishte shkruar, “Përshëndetje, emri im është Katie. Emri i lindjes është Katherine Rebecca Leigh Wilson. Kam lindur më 10 tetor 1997 në kontenë e Jefferson, Kentucky. Po kërkoj për të gjetur nënën time natyrale dhe motrën time, për të njohur familjen time biologjike. Emri i nënës sime është Cynthia Michelle Wilson. Ka lindur më 9 maj të vitit 1977 në Louisville, të Kentucky. U zhvendos në Arizona, Kentucky dhe Indiana. Emri i motrës sime është Kelsey Wilson. Ka lindur në 16 prill të vitit 1996 në Kentucky. Ju luetemi më ndihmoni që t’i gjej”.

Më pas Katie publikoi një adresë të emaili, ku mund të dërgoheshin të dhëna. Pak orë më vonë, dikush i dërgoi informacionet e nevojshme për të kontaktuar me nënën dhe motrën.

Katie u fokusua pas kompjuterit dhe aty zbuloi se edhe motra kishte bërë apel për ta gjetur ku shkruante, “Përshëndetje, emri im është Kelsey. Po kërkoj motrën time. Emri i saj është Katherine Rebecca Wilson. Për aq sa di, jeton në Arizona. Emri i nënës së saj është Cynthia Wilson. Ju lutem ndajeni këtë postim dhe më ndihmoni ta gjej”.

Dy motrat hynë menjëherë në kontakt me mesazhe me njëra tjetrën dhe më pas u takuan./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd