Transmetuar më 23-08-2015, 18:11

Ata janë të dy të përfshirë prej vitesh në botën e muzikës, ndonëse njëri prej tyre është më i konsoliduar në tregun muzikor.

Reperi Stresi shpreh mirënjohje pafund për Flori Mumajesin, për mbështetjen e dhënë. Me rastin e ditëlindjes së Florit, Stresi publikon një fotografi në Instagram me një dedilim të veçantë për të.

“Në ditëlindjen time ishit të gjithë. Sot ti je ashtu siç ëndërrove të jesh . E shkruajte vetë hapin e jetës. Ti Lali je një ndër personat që kur kisha nevojë m’u gjende pranë dhe më dhe kurajo, më the kështu duhet. Unë të uroj çdo të mirë në jetë, të uroj me gjithë shpirt u bëfsh 100 vjeç Flori Mumajesi", shkruan Stresi në urimin e tij./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd