Transmetuar më 23-08-2015, 15:41

Nga thashethemet, shkrimet e revistave për të kaluar direkt tek avokatët. Kështu aktorja Megan Fox ka zyrtarizuar kërkesën për divorc nga i shoqi Brian Austin Green, të cilin e njohu gjatë rolit të tij si David në Beverly Hills 90210.

Pas pesë vitesh të martuar dhe 11 vitesh fejesë, zëdhënësja e aktores deklaroi se ajo ka paraqitur në gjykatën e Los Angelos, SHBA, kërkesën e divorcit.

Në të thuhet se shkak për ndarjen është “mospërputhje në çift”. Çifti i aktorëve ka dy fëmijë, Noah 3 vjeç dhe Bodhi, një vjeç e gjysmë.

Mësohet se Fox ka kërkuar kujdestarinë e të dyve./a.y/noa.al Pas 11 vitesh, ndahen Megan Fox dhe Brian Austin

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd