Transmetuar më 23-08-2015, 14:00

Tiranë, 23 gusht 2015, NOA.al-  Kreu i konfindustrisë Gjergj Buxhuku shpreh shqetësimin për mënyrën e ndërtimit dhe funksionimit te tregut bankar shqiptar me shenja te dukshme te oligopolit dhe i paafte për te mbështetur zhvillimin ekonomik te qëndrueshëm te vendit.

Nëpërmjet një deklarate për shtyp, konfindustria vlerëson, se është e papranueshme, qe ndërkohe kur prej vitesh përgjatë dhe pas krizës globale, kreditimi i biznesit dhe qytetareve shqiptare është ne kufijte me te ulet historik, rritja e PPB është e papërfillshme, interesat te kredive jane 6 here me te larta se interesat e depozitave, fitimet e sektorit bankar jane ne rritje te qëndrueshme.

“Sipas te dhënave zyrtare vetëm ne 6 mujorin e pare te vitit 2015 fitimi i sektorit bankar u rrit pothuaj me 50% krahesimisht me vitin pararendës me vlere absolute 88 milion euro. Konfindustria vlerëson, se ekzekutivi, vendimmarrja politike ne përgjithësi dhe Banka e Shqipërisë si institucioni përgjegjës, duhet te ndërhyjnë fuqishëm dhe ne kohe te shpejte për shmangien e pozitave monopol te sistemit bankar ne tregun financiar te vendit si dhe mireperdorimin e kursimeve dhe kapitaleve ne formen e depozitave te shqiptareve, relativisht te medha krahesimisht vendeve te Rajonit”, thuhet ne njoftim. /e.gj/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd