
Tradhtia është kthyer një shqetësim për çiftet në mbarë botën, pasi është një nga faktorët kryesore të prishjes së familjes. Por a keni menduar ndonjëherë se cilat vende tradhtojnë më shumë. Besoj shumë kush nga ju mendon për vendet më të emancipuar dhe ku liria në çift është me e madhe, por në fakt ndodh e kundërta, sa më i mbyllur vendi aq më shumë tradhti ka.
Portali i njohur i takimeve online “Ashley Madison” ka publikuar të dhënat e vendeve ku tradhtohet më shumë. Në vend të parë qendrojnë vendet e Lindjes së Mesme ku gati 90 përqind e meshkujve tradhtojnë gratë e tyre.
Pas Lindjes së Mesme renditet Europa dhe më pas SHBA. Më pas me një përqindje të ulët vijnë vendet e Amerikës së Jugut të ndjekur nga Afrika dhe në fund Azia.
Vendi ku kryhet më shumë tradhti në Afrikë është Afrika e Jugut.
Përsa i përket fqinjëve tanë në vend të parë është Italia ku 89 përqind e meshkujve në Milano dhe Romë tradhtojnë partneret e tyre.
Përsa i përket femrave që tradhtojnë më shumë vendin e parë absolut e mban India. /e.gj/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





