Transmetuar më 23-08-2015, 10:02

Durrës, 23 gusht 2015, NOA.al- Policia e Durrësit ka bërë të mundur arrestimin e një shtetasi, i cili ishte shpallur në kërkim që në muajin qershor të këtij viti.
Policia informon se nga Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës,u ndalua shtetasi Vasil Mërtiri 26 vjeç,banues në Durrës.
Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Durrësit e ka dënuar me dy muaj burg për veprën penale të “Vjedhjes”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme. /e.gj/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





