
Tiranë, 23 gusht 2015, NOA.al- Policia e Shtetit dhe OSHEE kanë vijuar edhe gjatë kësaj jave aksionin për evidentimin dhe vënien para drejtësisë të autorëve të vjedhjes së energjisë elektrike, si dhe për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike.
Policia bwn tw ditur se, në të gjithë vendin kanë vepruar çdo ditë 95 grupe të përbashkëta Polici -OSHEE, të cilat kanë kryer kontrolle në 5109 raste.
Si rezultat i kontrolleve të kryera në terren, në abonentët biznes dhe familjarë, janë evidentuar 47 raste të vjedhjes së energjisë elektrike me 47 autorë, nga të cilët janë arrestuar në flagrancë 24 persona të cilët akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike .
Ndërkohë policia ka shpallur në kërkim 8 persona, si dhe po ndiqen në gjendje të lirë 15 persona.
Po gjatë kësaj periudhe janë ndërprerë 888 lidhje të abonentëve debitorë dhe 47 lidhje të paligjshme. Gjithashtu janë kontrolluar 84 kabina elektrike dhe abonentët që furnizohen nga këto kabina.
Policia e Shtetit dhe OSHEE theksojnë vendosmërinë për të çuar deri në fund punën e nisur, deri në shkëputjen e fundit të lidhjeve të paligjshme, duke përballur me forcën e ligjit të gjithë ata persona, të cilët abuzojnë me energjinë elektrike, duke e vjedhur atë, qofshin këta përfaqësues biznesesh, individë, apo punonjës të vetë OSHEE-së. /e.gj/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





