Transmetuar më 23-08-2015, 07:48

Të nderuar lexues, kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore, për ditën e diel, 23 gusht 2015.

Gazeta “Shekulli” ka si shkrim kryesor, “Informaliteti, aksioni nis me 1 shtator, 5 kërkesa për bizneset

-Kukësi në lot për lamtumirën e azilantes së  pa fat Elanda Hazirajt.

-Mungesa e ilaçeve polici i burgjeve me të birin dhunojnë mjekun

-Tregu, çmimi i naftës fillon të lëkundet edhe në Shqipëri

 “Gazeta Shqiptare” vë në fokus kryesor titullin, “Cani: 330 milionë dollarë do përdoren për pagat dhe pensionet

-Kukësi përcolli emigrantet që shtypi treni në Gjermani”

-Invalidë, romë e jetimë nis regjistrimi në Universitet”

-Provimi i praktikës, nis regjistrimi i infermierëve”.

Gazeta “Shqip” ka si argument kryesor, “Korrupsioni, pezullohet shefi i komisariatit Arberesh Vokshi”

“Adoleshentja gjobë babait, 400 mijë euro për të blerë lokal”

‘Aksioni i shtatorit ndaj informalitetit me bekimin e FMN

Kisha në Dhërmi MPJ:Greqia të mos ndërhyjë në punët e brendshme”

Gazeta “Shqiptarja.com”, ka si argument kryesore, “Evazioni fiskal. Hetim financiarëve dhe bilanceve.

-Policia e shtetit/Mosha dhe vitet e punës për pensionin suplementar.

-Bamir Topi: Sali Berisha “kalë Troje”, te PD, Nishani produkt i tij.

-Nusja dhunon vjehrrën, burri e rreh: Mora hakun.

-Kisha, përplaset Tiranë me Athinën .

Gazeta “Koha Jonë” hapet me titullin, “Çfarë po ndodh me adoleshentët shqiptarë?

-Ministri Shkëlqim Cani: Më 1 shtator nis aksioni kundër informalitetit

-Kisha në Dhërmi, përplasje diplomatike Shqipëri-Greqi

-Kryebashkiaku Veliaj: Ja bilanci i Javës së 3-të në detyrë

-Vajza me të dashurin sajoi arratisjen, 400 mijë euro gjobë babait. /e.gj/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd